E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi fillon seancën për fatin e të zhdukurve, Tahiri në interpelancë

PRISHTINË- Kuvendi i Republikës së Kosovës, sapo filloi seancën e sotme plenare ku do të ketë një "interpelancë me zv/kryeministren, Edita Tahiri lidhur me fatin e të zhdukurve në raport me bisedimet me Serbinë, në Bruksel, sipas kërkesës së Grupit të deputetëve nënshkrues".

Kosova është në kërkim të zbardhjes së fatit të 1,781 të zhdukurve ende të pagjetur mëse 13 vjet pas luftës së përfunduar në pranverën e vitit 1999.

Seanca ka filluar me deklarime jashtë rendit të ditës, të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›