E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Drejtësisë, Topi: Më tepër se kritika sistemit duhet mbështetje

TIRANË- Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, presidenti i vendit, Bamir Topi njëkohësisht kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë bëri thirrje për mbështetje të sistemit të drejtësisë në sfiat që e presin vecanërisht në 100 vjetorin jubile të pavarësisë së Shqipërisë. 

“Bëj thirrje që viti i ri gjyqësor të nisë me vullnet të fortë për sfidat që e presin Shqipërië në këtë 100 vjetor. Më tepër se kritika duhet mbështetje, për ti krijuar hapësira financiare dhe infrastrukturore. Miratimi në ndryushimet ligjore dhe krijimi i gjykatës administrative janë ndihmese e dukshme. Mbetet me rëndësi krijimi faktik i gjykatave”,- u shpreh Topi, në pritejn e organizuar në këtë ditë paraditen e sotme në Pallatin e Brigadave. 

Duke uruar që Shqipëria të vijojë me sukses rrugën e integrimit, Topi apeloi për bashkëpunim institucional e rritje të përgjegjshmërisë për integrimin sa më të shpejtë të vendit në familjen e madhe Europiane. 

“Thirrja ime është për bashkëpunim në sfidat e kohës, sa më drejtë ti përgjigjemi aq më garantues është funskionimi i drejtëissë. Është një barrë e rëndë, dhe në të njëjtën kohë një mision fisnik që prokurorët, avokatët , gjyqtarët, të bëjnë të mundur me profesionalizëm ecjen para të Shqipërisë dhe garantimin e rrugës në BE”,- apeloi presidenti Topi.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ambasadori britanik-Halimit: Mbështesim heqjen e imuniteteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›