Presioni mbi Greqinë, kësti i ndihmës nuk disbursohet i plotë
Fondi Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF) bën presionin e vet mbi Greqinë, me qëllim formimin sa më shpejt të një qeverie.
Bordi drejtues i Fondit Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF), bëri të ditur nga Luksemburgu se sot do të disbursohen 4,2 miliardë euro për Greqinë.
Në komunikatën e EFSF bëhet me dije se kësti i parë të paketës së dytë të ndihmës për Greqinë me vlerë 5,2 miliardë euro do të diskursohet deri në fund të muajit qershor.
“Shuma prej 4,2 miliardë euro do të disbursohet më 10 maj. Pjesa tjetër, prej 1 miliard euro, nuk është e domosdoshme para qershorit dhe do të disbursohet në varësi të nevojave të Greqisë për likuiditete. Ashtu si dhe me këstet e mëparshme për Greqinë, EFSF do t’i depozitojë 4,2 miliardë eurot në një llogari të veçantë, që i jep prioritet shërbimit të borxhit publik”, bëhet e ditur në njoftimin e Fondit Europian të Stabilitetit Financiar.