Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-deputetin Jurgis Çyrbja

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 3 nëntor 2025, për dënimin me burg të ish-deputetin Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.
Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Daniela Shirka dhe anëtaret Florjan Kalaja dhe Tereza Merkaj.
Në Apel, Jurgis Çyrbja kishte kërkuar prishje të vendimit dhe rikthim për gjykim. Çyrbja u dënua më 3 nëntor 2025 me 3 vjet burg për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, por me gjykim të shkurtuar vuajti 2 vite. Ai u lirua nga burgu në shkurt të këtij viti.
Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura dhe dha dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.
/m.q/j.p/r.e/