Kuvendi i Kosovës: Të ndalohen aktivitetet e Serbisë
Kuvendi i Kosovës i kërkoi dje qeverisë një koordinim më të mirë me faktorët relevantë ndërkombëtarë, për ndalimin e aktiviteteve jokushtetuese që zhvillohen në veri të Kosovës.
Në mbledhjen e djeshme, Kuvendi i kërkoi qeverisë të marrë masa për ndalimin e organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ushtrimit të veprimtarive të Serbisë në territorin e Kosovës, përfshirë ndalimin e vizitave të zyrtarëve të Serbisë pa lejen e Institucioneve të Republikës së Kosovës.