Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për Amnistinë
PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës me 90 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim miratoi në parim Projektligjin aq te debatueshem për Amnistinë.
Kuvendi i Kosovës pas një debati me tonë të ashpra, sidomos nga deputetët opozitarë të Vetëvendosjes e të Lëvizjes për Bashkim, votoi në parim dhe më pas në tërësi projektligjin për Amnistinë.
Drafti është prezantuar para deputetëve nga zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai ka thënë se projektligji trajton çështjen e amnistisë konform kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Ky Ligj buron nga Marrëveshja 15 pikëshe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përmes këtij ligji ishte menduar të amnistohen strukturat paralele ilegale në veri të cilat sipas marrëveshjes më pas do të fillonin integrimin në strukturat legale të Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Prishtinë, qytetarët protestojnë para Kuvendit