E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për çmimet tavan

PRIAHTINË, 10 prill/ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka miratuar  Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, raporton KosovaPress.

Pas debatit afër dy orësh, ky projektligj u miratua me 63 vota për, ndërkaq 19 deputetë opozitarë votuan kundër.

Seanca e jashtëzakonshme po vazhdon me pikat e tjera të rendit të ditës, mes tyre edhe Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor./Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›