Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

PRISHTINË, 26 tetor/ATSH/ Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës miratoi sot Rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje si dhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e këtyre dukurive.
Përmes kësaj rezolute, theksohet rëndësia e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, trajtimit me seriozitet të çdo raportimi dhe marrjes së masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.
Gjithashtu përmes Rezolutës do të trajtohet përgjegjësia e institucioneve për të garantuar mbrojtjen e viktimave, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të siguruar që gratë dhe fëmijët të kenë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.
/KosovaPress/