E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i PD, Berisha: Opozita të pranojë vullnetin e popullit

UPDATË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sonte për VOA-n se opozita duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. "Ekziston vleresimi më i madh për opozitën dhe rolin e saj, si dhe nje vendosmeri e plote për bashkëpunim me opoziten per reformat, por po aq te vendosur jemi ne respektimin e vullnetit te lire te qytetareve. Kreret e opozites jane kycur ne nje gabim madhor historik, mosnjohjen e vullnetit te lire te qytetareve", ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka theksuar se opozita eshte e detyruar te luaje rolin e kryetarit te PS Edi Rama, i cili sipas tij eshte i vetmi qe nuk njeh zgjedhjet dhe konteston Parlamentin.

"Nje votim te cilin e firmosen 20 mije anetare te opozites dhe te gjitha institucionet nderkombetare, nuk do ta njohe vetem Rama. Se fundmi ai tha se, une njoh voten por jo legjitimitetin e Parlamentit", ka nenvizuar Berisha.

Ai ka perseritur ftesen qe PS te kthehet ne Parlament, duke shprehur gatishmerine e tij per nje komision hetimor per zgjedhjet, por jo per te shkelur vendimet e gjykatave.

"E ftoj opoziten te vije ne Parlament, te vendosur per te gjithe hetimin qe opozita kerkon, pervec vendimit te gjykatave. Ne keto zgjedhje askush nuk ka humbur, sepse keto jane zgjedhjet e para qe nxorren vendin nga lista e zeze per zgjedhje problematike", eshte shprehur Berisha.

Lidhur me mundesine e nderhyrjes se presidentit per te zgjidhur krizen politike, kreu i qeverise ka theksuar se as kreu i shtetit nuk mund te dale mbi gjykatat.

"Ai eshte kryetar i KLD-se dhe nuk mund te pranoje kurre te negocioje nje vendim gjykate. Vendimi i gjykates eshte i panegociueshem. Ne i kemi bere nje propozim serioz opozites, e cila duhet ta shqyrtoje ate me gjakftohtesi", ka shtuar Berisha.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kandidati i vetëm në garën për kreun e ri të partisë në Kuvendin e saj të nëntë ka deklaruar se "nuk do të lejojmë kurrë që një grusht pinjollësh të bllokut të nëpërkëmbin votën e lirë të shqiptarëve. Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj, sepse betejën me ta ne e bëmë në vitin 1990. Sot jemi gati për çdo betejë në mbrojtje të votës së lirë".


Duke kujtuar arritjet ndër vite, Berisha shtoi më tej se pas shumë fitoresh, tashmë i pret një tjetër betejë shumë e rëndëisshme. "Na pret beteja me mafien, më të rrezikshme, më shpirtkazmën"- ka thënë ai, duke kujtuar edhe njëjherë se darët dhe gërshërët e ligjit kudo që ndodhen do të veprojnë mbi të. "Kjo mazhorancë është sot më e vendosur se kurrë të zbatojë ligjin, të përdorë pushtetin që i ka dhënë sovrani në zgjedhjet e 28 qershorit për ti dhënë përgjigjen e merituar mafies"- tha ai.


Me një thirrje, ai i është drejtuar atyre që i ka cilësuar 'avoketër të mafies'. "Ju që akuzoni, i faktoni qytetarëve një rast të vetëm, të pallateve mbi rrugë e rrugica ndaj të cilave qeveria ime nuk ka përgjigje tjetër përveç fadromave. Faktoni një rast të vetëm që kjo qeveri ka heshtur para gllabërimeve të miliona metër katrorë tokë publike në zemër të tiranë, në brigjet më të bukur atë vendit, apo qytete të tjera"- tha ai.


Berisha e ka cilësuar kuvendin e IX të PD si kuvendi i fitores historike; i vendimeve të mëdha, i horizontit të Shqipërisë Evropiane. "Me votën tuaj do të përcaktoni udhëheqjen e re për 4 vitet që vijnë, arkitekten e fitores së zgjedhjeve të 2009-s, të 2013-s, arkitekten e Shqipërisë evropiane, e Shqipërisë, zonjë në Evropë"- tha ai.



Ora 10.30
Ka nisur punimet Kuvendi i Partisë Demokratike. Mbledhjen e ka hapur nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila i është drejtuar me falënderime shqiptarëve për besimin që treguan dhe mandatuan sërish këtë qeveri.

"Ne të gjithë bëjnë më shumë vite, vetëm Shqipëria bëhet me e re dhe më moderne. Falenderojmë shqiptarët për rrugën e progresit"- ka thënë Topalli në fjalën e saj gjatë hapjes së punimeve. Më tej, ajo ka përshkruar atë që e ka cilësuar rrugën e progresit.

"Shqiptarët na thanë na drejtoni dhe i drejtuam. Shqiptarët na thanë na drejtoni me zotin Sali Berisha më 8 dhjetor 1990, na thanë na drejtoni edhe më 28 Qershor", tha Topalli, duke shtuar me tej se "Kjo parti e drejtuar nga Sali Berisha do ta ktheje Shqiperine ne token e premtuar".



Berisha: Delegatët do më votojnë mua

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lënë mënjanë modestinë dhe ka ftuar të gjithë delegatët e kuvendit që të votojnë sot për të, si kryetar partie, edhe pse në garë nuk është regjistruar asnjë kandidaturë tjetër. "Kam besim se delegatët e kuvendit do të votojnë për kandidatët më të mirë, do të votojnë kryetarin e tyre Sali Berisha".Gjatë konferencës së djeshme, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka theksuar se procesi i sotëm në Kuvend do të jetë transparent dhe se në garën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar do të konkurrojnë 400 personalitete me karrierë politike dhe profesionale në jetën e PD-së. Kongresi i Partisë Demokratike, i cili do të zgjedhë sot paradite kryetarin e tij, nuk pritet të sjellë surpriza për ndryshime në radhët e selisë blu porsa i përket posteve të larta drejtuese. Aspektet kryesore që do të trajtojë dhe miratojë Kuvendi i sotëm i PD-së janë vetëm zgjedhja e kryetarit të partisë, ndryshimet në statut si dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Komisioni për ndryshimet dhe përmirësimet në statutin e Partisë Demokratike, që udhëheq Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode, do të paraqesë ndryshimet apo përmirësimet, e propozuara për statutin e partisë. Edhe pse ky komision u ngrit për ndryshimet në statut, anëtarët e këtij komisioni nuk morën parasysh pikat e paraqitura nga anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Aleksandër Biberaj. Ky i fundit propozoi para pak ditësh një paketë të plotë, që në përmbajtjen e saj, kishte pika që sillnin ndryshime thelbësore në statutin e PD-së. Ndërkohë, Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë sot anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, nga 1200 delegatë. Anëtarët e rinj të këtij Këshilli do të zgjedhin në ditët e mëvonshme strukturat drejtuese, kryesinë e partisë dhe sekretariatin. Edhe në këtë fazë të dytë nuk pritet që të ketë ndryshime, pasi siç u shpreh edhe vetë Berisha dje, Kuvendi do të shërbejë për ripërtëritjen e mandateve të organeve drejtuese. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet sot në orën 10:00 të paradites. Punimet do të hapen nga nënkryetari i partisë Astrit Patozi, i cili kryeson edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision që është përgjegjës për përzgjedhjen e delegatëve.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›