Kuvendi i PD-së i “Rithemelimi”-t, Bardhi ironizon: Përpara në çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden

Kuvendi i PD i organizuar nga “Rithemelimi”, ka qenë objekt edhe i deputetëve të PD-së, të cilët nuk e shohin veten pjesë të këtij organizimi. Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, në një postim të tijin, komenton se Kuvendi nuk paska pasur si qëllim “Rithemelimin”, por riciklimin.
“Nuk paskan patur qëllim “rithemelimin”, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden.”- shkruan Bardhi.
/rtsh.al/