E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvendi i PD i “Rithemelimit”, mbyllet votimi, nis numërimi i votave për anëtarë të Këshillit Kombëtar

Kuvendi i PD-së votoi sot në mënyrë të fshehtë për 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Bashkë me ata ‘ex officio’ do të zgjedhin nënkryetarët e partisë, sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e Partisë. Votimi është mbyllur. Ndërkohë ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Procesi i numërimit po zhvillohet në selinë e PD-së.

Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:

1.Miratohen ndryshimet në statut
2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD 
3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
4.Miratohet rezoluta.
5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›