E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Shqipërisë nderon familjen Rugova dhe Jashari

Kryeparja e Kuvendit e Shqipërisë, Jozefina Topalli do të mbledhë sot, për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, shtatë ish-kryeministrat e Qeverisë, që nga viti 1991 deri në vitin 2005.

Ajo, siç raporton ‘Panorama’, do të nderojë sot gjashtë ish-kryeministrat socialistë, duke filluar nga Ylli Bufi, Vilson Ahmetaj, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe ish-kryeministrin demokrat, Aleksandër Meksi.

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë ka programuar sot në orën 17:00 një ceremoni festive për të nderuar 11 personalitete të rëndësishme të politikës shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Topalli do të nderojë sot familjen e ish-Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›