Jahjaga priti Grupin Themelues të Asociacionit të Grave në Ekonomi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Grupin Themelues të Asociacionit të Grave në Ekonomi.
Presidentja Jahjaga me Grupin themelues të Asociacionit të Grave në Ekonomi bisedoi për progresin e arritur në themelimin e këtij asociacioni, që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të gruas.
Asociacioni i Grave në Ekonomi është një iniciativë që ka dalë nga Samiti Ndërkombëtar i Gruas, që u mbajt në Prishtinë, nga 4-6 tetor, 2012 nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Kjo iniciativë po realizohet me përkrahjen edhe të zv/kryeministres Kusari dhe të misionit të USAID-it në Kosovë./Indeksonline/