E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama terroristi i integrimit

Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri i Shqipwrisw Sali Berisha shprehu keqardhje për qëndrimin e kreut të opozitës Edi Rama, si një qëndrim thellësisht të papërgjegjshëm për të bllokuar votimin e tre ligjeve brenda 20 nëntorit, në mënyrë që KE të bënte shtojcën për statusin.

Në këtë linjë ai tha se Rama me një kalkulim politik fatal e bllokoi statusin duke përdorur si pretekst një çështje lokale pa asnjë lidhje me procesin e integrimit.

“Por sot 1 ditë pas 20 nëntorit datë e fiksuar në raportin e KE, në një intrigë, në një lojë të turpshme, në një lojë të paimagjinueshme në kurriz të çdo shqiptari zoti Edi Rama urdhëroi Vangjel Ndrekon të tërhiqet nga padia gjyqësore për Fierin. Misioni u krye, ky është qëndrimi i kryetarit të PS ndaj ligjit, pushtetit gjyqësor dhe procesit të integrimit të vendit. Në këtë moment vlen të thuhet thënia e Konicës, Zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët. Intrigë e përmasave makbethjane në kurriz të shqiptarëve të ndershëm”, deklaroi Berisha.

Berisha shtoi se Rama urdhëroi Vangjel Ndrekon që të tërheqë padinë ndaj shumicës dhe pretendimin e tij se ishte kryetari tashmë nuk e kërkon më, pasi ky pretendim i duhej vetëm për ti krijuar Edi Ramës pretekstin e bllokimit.

Ai e cilësoi kryesocialistin si një terrorist të vërtetë që mbron ideologjinë dhe qëndrimin që Enver Hoxha ka mbajtur në vitet e sundimit të tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›