Kuvendi i jep rekomandime Qeverise per marreveshjen me Zvicren
E plotesuar Kuvendi i Kosoves ka miratuar tete rekomandime per Qeverine e Kosoves permes te cilave ka kerkuar qe ta kete si prioritet ne fushen e politikave sociale rinegocimin e marreveshjes per sigurimet shendetesore me Zvicren.
Kuvendi ne rekomandimet e tij ka kerkuar nga Qeveria qe ta fuse kete ceshtje si prioritet ti sjelle me perparesi ne Kuvend ligjet e nevojshme qe hapin rruge per nenshkrimin e kesaj marreveshje te formoje grupin punues nderministror i cili do te merret me ceshtjet qe kane te bejne me koordinimin e aktiviteteve qe bejne te mundur arritjen e marreveshjes me Zvicren qe shteti i Kosoves te jap garanci per transparence te plote lidhur me perfituesit e sigurimeve shendetesore te mbahet nje takim i nivelit te larte qeveritar Kosove-Zvicer te behen njoftimet e nevojshme per qytetaret qe jetojne ne Zvicer dhe te nenshkruhet nje memorandum i mirekuptimit per zgjidhje adekuate deri ne zgjidhjen sistemore te ceshtjes.
Ligjvenesit kane miratuar keto rekomandime per Qeverine e Kosoves pas nje debati te gjate qe ka pasuar interpelancen e kryeministrit Hashim Thaci ne te cilen ai ka theksuar se fajtor per prishjen e marreveshjes Zvicer-Kosove per sigurimet sociale nuk eshte askush por eshte fakti qe Kosova ka qene nen ish-Jugosllavine per nje kohe te gjate dhe tani ka nevoje te harmonizohet legjislacioni i Kosoves me ate te Zvicres.
Nderkohe ligjvenesit kane miratuar ne parim Projektligjin per personat e zhdukur. Shumica e diskutuesve e kane quajtur joadekuat projektligjin ne fjale per faktin se sipas tyre nuk precizohen qarte as obligimet e Qeverise per realizimin e te drejtave te te zhdukurve dhe familjareve te tyre.
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci gjate prezantimit te projektligjit ka thene se nevoja per nje ligj te tille konsiston ne numrin e madh te te zhdukurve perderisa qellimi i ligjit eshte mbrojtja e interesave te personave te zhdukur dhe familjareve te tyre.
Po ashtu projektligji percakton nderprerjen e kerkimit derisa te identifikohen mbetjet mortore gjithashtu percakton qe kerkimi i personave te zhdukur te behet deri ne identifikimin e tij e po ashtu me kete percaktohen edhe pergjegjesite e Komisionit qeveritar per personat e zhdukur. Ky komision mbron interesat dhe te drejtat e te zhdukurve dhe familjareve te tyre dhe me kete projektligj krijohet edhe regjistri qendror per te gjithe te zhdukurit ka thene Kuci.
Kryetari i Komisionit per te drejtat e njeriut Fatmir Rexhepi ka thene se ky projektligj eshte nje hap i mire dhe i rendesise se vecante.
Ky ligj sipas tij i obligon edhe me shume institucionet te punojne se bashku ne obligimet qe dalin nga ky ligj.
Ne si institucione kemi obligim zbardhjen e fatit te te pagjeturve dhe ligji na krijon nje mundesi me shume te realizojme kete obligim eshte shprehur ai.
Ne emer te Grupit Parlamentar te PDK-se projektligjin e ka mbeshtetur deputetja Nerxhivane Dauti nderkaq Sabri Hamiti ne emer te Grupit Parlamentar te LDK-se Sabri Hamiti ka thene se projektligji ne fjale duhet te quhet Projektligji per te pagjeturit.
Ai ka bere apel qe te pershpejtohet miratimi i tij i plote per vete nevojen e madhe te implementimit te ketij ligji.
Kurse Ibrahim Makolli shef i Grupit Parlamentar te AKR-se Ibrahim Makolli ka theksuar se ajo qe duhet pasur parasysh ne kete projektligj eshte ndarja qe duhet bere ne menyre qe te dihet periudha kohore e zhdukjes ngase sipas tij nuk duhet te trajtohen njesoj te gjithe te zhdukurit.
Ligjvenesit kane per shqyrtim edhe Projektligjin per financimin e subjekteve politike Projektligjin per administraten shteterore te Republikes se Kosoves dhe Projektligjin per konfliktet administrative. /kosovapress/
Se shpejti marreveshja me Zvicren per sigurime sociale
Shkeputja dhe rinegocimi i marreveshjes mbi sigurimet shoqerore ndermjet Kosoves dhe Zvicres ka qene ceshtja per te cilen kryeministri Hashim Thaci eshte perballur ne interpelance me deputetet e Kuvendit te Kosoves sipas kerkeses se deputetit Emrush Xhemaili i mbeshtetur nga 32 deputete te tjere.
Xhemaili ka thene se prishja e kesaj marreveshja ka demtuar mijera qytetare te Kosoves qe kane kontribuar ne arken pensionale te Zvicres. Me prishjen e marreveshjes nga 1 prilli 2010 jane duke u demtuar mijera qytetare te Kosoves. Llogaritet te jene te prekur rreth 170 mije vete te cileve u takon pensioni i pleqerise pensioni invalidor kompensimi nga fatkeqesite e po ashtu jane hequr edhe shtesat e femijeve te atyre qe jetojne ne Kosove ka thene Xhemajli transmeton KosovaPress.
Prishja e marreveshjes se nenshkruar me ish-Jugosllavine ne fillim te viteve 60-a sipas arsyetimit te autoriteteve zvicerane ka ardhur per shkak te mosperputhjes se legjislacionit te ri te Kosoves me Zvicren.
Kryeministri Hashim Thaci ka njoftuar ligjvenesit se Qeveria e Kosoves eshte duke punuar qe te harmonizohet legjislacioni i Kosoves me ate te Zvicres.
Sipas tij me tu njoftuar per nderprerjen e marreveshjes Qeveria ka marre hapat konkrete per zgjedhjen e ketij problemi. Kreu i ekzekutivit ka theksuar se mbrojtja shendetesore dhe sociale eshte nder fushat qe Qeveria i ka gjithmone ne listen e vete te prioriteteve por per prishjen e nje marreveshje te tille ai ka thene se nuk e ka fajin as Kosova as Zvicra por e ka fajin fakti qe Kosova ka qene nen ish-Jugosllavi dhe nen Serbi.
Ne jemi pavaresuar qe 2 vjet. Fajtor eshte se pse kemi qene nen ish-Jugosllavi. Fajtor per te gjitha prapambetjet eshte pushtimi serb. E tash eshte fillimi i ri eshte shprehur kryeministri.
Shefi i Grupit Parlamentar te AAK-se Ardian Gjini ka ironizuar se kush eshte fajtori duke thene se kryeministri duhet te saktesoje se cfare ligjesh duhet te nderrohen apo te nderroje ligjet Zvicra qe te pershtatet me Kosoven.
Partia Demokratike e Kosoves ka pershendetur punen qe ka bere Qeveria dhe ka inkurajuar harmonizimin e ligjeve qe e rregullojne kete fushe. Deputeti Ramadan Avdiu tha se duhet te pershpejtohet marreveshja e rinegocimit ne menyre qe qytetaret tane ta realizojne te drejten e tyre per pensionet invalidore dhe shtesat e femijeve ne Zvicer.
Kurse Lidhja Demokratike e Kosoves ka shprehur nevojen per ngritjen e Ministrise se Mergates e cila sipas saj do duhej te drejtohej nga nje perfaqesues i diaspores.
Deputetja e LDK-se Nurishahe Hulaj ka theksuar po ashtu nevojen qe te dihen statistikat e sakta per numrin e mergimtareve. Duhet te ngritet nje mekanizem profesional qe do te identifikonte statistikat e sakta per numrin e mergimtareve dhe te jepen te dhena te sakta per ata qe gezojne te drejtat e pensionit ne Zvicer ka thene ajo.
Ne fund te debatit pritet te dalin rekomandime nga ana e Kuvendit perkitazi me rinegocimin e marreveshjes me Zvicren per sigurimet sociale.