E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa viza ne dhjetor

Komisioni Evropian paraqiti para Parlamenti te Evropes PE dhe Keshillit te Ministrave te BEse dokumentin e punes ne te cilin nenvizohet se Shqiperia dhe Bosnje e Hercegovina BeH kane ndermarre te gjitha masat e nevojshme per permbushjen e te gjitha ceshtjeve te hapura nga Harta e Rruges qe ishin parapare per keto dy shtetet te Ballkanit Perendimor.

Gjate dy muajve te ardhshem pritet perfundimi i procesit te liberalizimit te vizave ne institucionet evropiane dhe ne fund edhe fillimi udhetimit pa viza i qytetareve te ketyre dy shteteve sqaroi DW.

Ne baze te raportit te eksperteve qe gjate veres vleresuan gjendjen ne terren Komisioni ka perpiluar nje dokument me shkrim permes te cilit ka propozuar heqjen e vizave per Shqiperine dhe BeH e i cili nderkohe iu eshte derguar deputeteve evropiane dhe vendeve anetare te BEse per shqyrtim te metutjeshem.

Ne kete raport thuhet se ne Shqiperi dhe BeH eshte shenuar nje perparim i konsiderueshem i te gjithe kritereve te percaktuara ne Harten e Rruges. Gjate pranveres ne kemi shprehur po-ne tone preliminare per liberalizmin e vizave per keto dy vende. Komisioni Evropian mbetet edhe me tej prane drites se gjelber qe e ka dhene deklaroi kimistja evropiane per Pune te Brendshme Cecilia Malstrom.

Raportuesja e BEse per liberalizimin e vizave Tanja Fajon pohoi se propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe BeH qysh tani gezon nje perkrahje te fuqishme ne Parlamentin Evropian dhe se pritet qe ai te kete nje fuqi politike edhe ne Komision ne menyre qe te pranohet perparimi i dy vendeve dhe qe i gjithe procesi te perfundoje gjate tetorit ose nentorit.

Pres qe shtet anetare te pranojne kete perparim. Ky ishte nje proces teknik dhe ai duhet te mbetet i tille pa hapur ceshtje politike. Shpresoj qe vendet anetare te japin sa me shpejte driten e gjelber ashtu qe qytetaret e Shqiperise dhe BeH te fillojne te udhetojne lirshem ne fund te ketij viti ndoshta qysh ne fillim te dhjetorit tha Fajon per DW duke paralajmeruar se votimi ne PE do te zhvillohet ne fillim te tetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›