Kuvendi i komunës së Mitrovicës seancë të jashtëzakonshme për sigurinë
PRISHTINË - Kuvendi i Komunës së Mitrovicës do të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme, do të shqyrtojë situatën e sigurisë në komunë.
Thirrja e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit komunal për sigurinë u njoftua sot pasdite. Komiteti për Siguri në Mitrovicë në takimin e djeshëm vlerësoi se disa incidente në veri fudjavën e kaluar, ku pati edhe përleshje mes serbëve e shqiptarëve, si dhe një shpërthim e të shtëna armësh, kanë tensionuar situatën, edhe pse, siç u tha zyrtarisht se ajo është e qetë dhe nën kontroll.
Në këtë takim përfaqësuesi i policisë rajonale tha se masat e sigurisë janë të shtuara në veri të Mitrovicës, për shkak të incidenteve që kanë ndodhur.
(d.b/BalkanWeb)