E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, djali vret me thikë nënën e tij 58 vjeçare

Një krim i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën. Djali vret me thikë nënën e tij. Ngjarja ndodhi në banesën ku të dy, nënë e bir jetonin prej kohësh, pranë zonës së Medresesë në kryeqytet. 

TIRANE- Djali vret nënën. Krimi i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën 35 vjeçari Alken Birko ka qëlluar për vdekje me thikë nënën e tij, Jesime Birko 58 vjeç. Krimi ndodhi në banesën ku të dy, nënë e bir jetonin prej kohësh, pranë zonës së Medresesë në Tiranë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policës, të cilët kanë bërë të mundur edhe arrestimin e djalit vrasës.
Gjithashtu burime të policisë bëjnë të ditur se në vendngjarje ndodhen hetuesit të cilët po punojnë për zbardhjen e mëtejshme të kësaj vrasjeje. Për momentin nuk bëhen të ditura hollësitë lidhur me motivet që çuan djalin në vrasjen nënës së tij. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›