E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milband vizitë Prishtinës e Beogradit

 

PRISHTINE-Shefi i diplomacisë britanike David Miliband viziton nesër Prishtinën. Para Prishtinës, Miliband do të vizitojë Beogradin duke shënuar kështu vizitën e tij të parë si kryediplomat britanik në Beograd që nga 2002.

Ambasada Britanike në Prishtinë njoftoi sot se vizita është një sinjal i qartë i përkrahjes së qeverisë britanike për qeverinë e Kosoëvs dhe përpjekjet e saj për të arritur objektivat e përbashkëta.

Në njoftim thuhet se Britania e Madhe dëshiron ta shohë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimi evro-atlantik dhe se do vazhdojë të ndihmojë Kosovën për të tejkaluar pasojat e lëna nga konflikti.

Miliband në Prishtinë do të takohet presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e jashtëm Skënder Hyseni dhe zyrtarë tjerë.

Para Prishtinës, Miliband do të vizitojë Beogradin ku do bisedojë më presidentin Boris Tadic dhe ministrin e punëve të jashtëm Vuk Jeremic, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë si kryediplomat britanik në Beograd që nga 2002.
(d.b/Europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›