E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i ri mblidhet në 9 shtator

Presidenti ishtetit,z. Bujar Nishani dekretoi sot mbledhjen e legjislatures së re të Kuvendit të Shqipërisë.

Dekreti vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Kuvendi i ri, dalë nga votat e 23 qershorit do të mblidhet në datën 9 shtator në orën 18.00.

“Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00“,- shkruhet në dekretin e kreut të shtetit./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›