Kuvendi kerkon tabulatet e gazetareve kritike me qeverine
Komisioni hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit do te therrase ne seance degjimore Presidentin Bamir Topi. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit deputeti i PD-se Viktor Gumi lexoi kalendarin e seancave degjimore qe do te zhvillohen gjate kesaj jave me zyrtaret me te larte te shtetit. Presidenti do te jete perpara deputeteve demokrate ne komisionin hetimor te enjten ne 3 shkurt ne oren 17.30. Nderkohe duke nisur qe nga dita e sotme perpara deputeteve te maxhorances do te zhvillohen seancat degjimore me ministrin e Brendshem Lulzim Basha neser ne 2 shkurt do te degjohen kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqirim dhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Ne 4 shkurt do te zhvillohen seancat degjimore me drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj dhe kreun e Gardes se Republikes Ndrea Prendi dhe ne 5 shkurt do te jete para deputeteve kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Komisioni ka marre gjithashtu vendim per te zgjeruar rrethin e zyrtareve dhe qytetareve qe do tu merren tabulatet e telefonave qe kane kryer gjate muajit janar. Deputeti Gent Strazimiri tha ne mbledhjen e djeshme se do te kerkohen gjithashtu tabulatet e drejtorit te policise Hysni Burgaj prokuroreve Olsi ela e Shkelqim Hajdari dhe gazetareve Andi Bushati Filip akuli Sokol Balla e Mero Baze. Ne nje sqarim te bere mbreme komisioni jep edhe arsyen perse kerkon tabulatet e telefonave te gazetareve. Komisioni informon se kjo kerkese eshte bere pas te dhenave dhe informacioneve te sigurta te disponuara prej tij se veprimtaria e kater shtetasve te mesiperm ka lidhje me angazhimin e tyre ne nxitjen dhe inkurajimin e veprimeve te dhunshme kriminale te dates 21 janar te bera per te permbysur rendin kushtetues thuhet ne njoftimin per shtyp.
Tabulatet e personave
. Hysni Burgaj
. Olsi ela
. Shkelqim Hajdari
. Andi Bushati
. Arben Mece
. Filip akuli
. Sokol Balla
. Mero Baze