E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e demonstratave ne te gjithe Shqiperine

TIRAN - Ashpersimi i gjuhes se perdorur nga mazhoranca moszgjidhja e krizes politike dhe akuzat ndaj opozites kane sjelle dhe reagimin e ashper te partise me te madhe opozitare.


Nje dite pas mbledhjes se Opozites se Bashkuar te Shqiperise e cila ia delegoi forumeve socialiste detajet e pershkallezimit te qendrimit eshte zhvilluar dhe mbledhja qe vendosi shtrirjen e demonstratave ne te gjithe Shqiperine.


Pas marrjes se vendimit lideri i socialisteve Edi Rama ka ndermarre nje seri takimesh me deputete socialiste te ndare sipas qarqeve. Fillimisht ai eshte takuar me deputete te qarkut Fier dhe me pas te zgjedhur te qarkut Vlore Elbasan Korce dhe Tirane. Diten e sotme do te vijojne takimet me qarqet e tjera te mbetura.


Burime nga keto mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se pike kryesore e diskutimit ishte menyra se si do te vijojne demonstratat e Partise Socialiste qe do te mbeshteten dhe nga Opozita e Bashkuar. Per kete qellim kryesocialisti ka kerkuar nje impenjim maksimal te deputeteve ne zonat e tyre te influences.


Ai u ka shpjeguar socialisteve se rruga e tyre eshte pa kthim dhe se demonstratat kane ngelur e vetmja menyre per te larguar qeverine Berisha. Deputeteve u eshte kerkuar qe ti qendrojne afer elektoratit dhe tu shpjegojne atyre situaten ne te cilen ndodhemi.


Njekohesisht u eshte kerkuar dhe qarqeve te tjera qe te jene te gatshem per cdolloj aksioni opozitar qe do te ndiqet ne ditet ne vijim. Te njejtat burime saktesojne se fillimisht eshte menduar qe demonstrata e te premtes te zhvillohet ne kater nga qytetet kryesore te vendit.
Secili qytet i Shqiperise do te mbledhe qytetare te tjere nga zonat perreth.


I gjithe veriu do te mblidhet ne qytetin e Lezhes. Ne Tirane do te perqendrohen demonstrues te Shqiperise se mesme. Ndersa ne qytetin e Korces do te jene pjese edhe banore te ardhur nga zona e juglindjes.


Po keshtu ne qytetin e Vlores do te jene pjesemarres qytetare nga jugu i Shqiperise. Si pasoje e pershkallezimit te qendrimit Partia Socialiste do te synoje permes kesaj skeme qe te shtrije vemendjen ne te gjithe Shqiperine.


Njekohesisht do te kerkohet qe te arrihet dhe pjesemarrja e atyre personave te cilat nuk kane mundur te vinin ne demonstratat e 21 janarit per shkak te largesise dhe pamundesise se levizjes. Per kete arsye javen e ardhshme do te perseritet e njejta skeme por qe epiqendra e jugut Shqiperise se mesme jug-lindjes apo veriut do te jete nje qytetet tjeter.


Nje tjeter detaj i ketyre demonstratave eshte dhe menyra se si do te zhvillohet. Te gjithe deputetet jane informuar se demonstratat do te zhvillohen ne te njejtin orar dhe ne te njejten menyre. Kjo do te thote se demonstruesit do te mblidhen ne fillim te qytetit per te vijuar me pas ecjen e lire deri ne anen tjeter te zones ku demonstrojne. Gjate gjithe kohes turma do te jete e pajisur me pankarta dhe do te beje thirrje per largimin e qeverise.


Ne te njejten kohe deputete apo drejtues vendore qe do te jene ne fillim te demonstrates do te jene te pajisur me megafon me ane te cilit do te bejne thirrje qe populli te bashkohet dhe se bashku te kerkojne largimin e qeverise.


Nese gjate ketyre dy javeve nuk do te kete nje reagim nga mazhoranca qe do te zgjidhte krizen politike dhe kerkesat e opozites atehere demonstrata popullore mund te kaloje ne nje stad te ri. Behet fjale per mosbindje civile qe do te thote bllokim i te gjithave rrugeve kryesore te vendit.


Te zgjedhurit e selise roze do te marrin pjese vetem ne seanca plenare
Deputetet socialiste bojkotojne komisionet

TIRAN - Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ka vendosur dje pershkallezimin e qendrimit te saj ne raport me Kuvendin. Per me shume se nje ore deputetet socialiste kane diskutuar mbi situaten aktuale politike raportet me mazhorancen dhe ate qe ndodhi ne demonstraten e 21 janarit ku mbeten te vrare tre persona dhe u plagosen shume te tjere.


Burime nga mbledhja e grupit socialist bejne te ditur per gazeten Shekulli se eshte vendosur bojkotimi i te gjitha komisioneve parlamentare. Ka qene kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ai qe u ka sugjeruar deputeteve qe te mos thellojne marredhenien me Parlamentit per shkak te shurdherise se mazhorances ne te gjitha drejtimet. Mesohet se lideri i opozites ka shprehur mendimin qe megjithese ka nje pjesemarrje ne Parlament shume prej sugjerimeve nuk merren parasysh.


Socialistet porositen te mbledhin te dhenat qe ceshtja te hetohet ne cdolloj kohe
PS dosje faktesh per 21 janarin

TIRAN - Ngjarja e 21 janarit do te hetohet heret apo vone dhe te gjithe ato qe kane abuzuar me ligjin do te pergjigjen perpara drejtesise. Ky eshte zotimi me i fundit i bere nga Partia Socialiste. Deputetet socialiste jane porositur nga kryetari Rama qe te mbledhin te gjitha te dhenat e mundshme dhe te hartojne dosjet perkatese.


Secili deputet eshte porositur qe te shkoje ne zonen e tij dhe te beje nje liste te personave qe jane demtuar ne demonstrate. Me pas cdo deshmi qe do te vije do te hidhet ne nje dosje e cila te sherbeje per mbledhjen e fakteve qe nuk do ti humbe koha ne asnje moment kur te perdoren.


Ne takimet qe kryesocialisti ka zhvilluar me deputetet e ndare sipas qarqeve eshte kerkuar qe te qendrojne gjate gjithe dites ne zone dhe te merren vecanerisht me te ndaluarit te arrestuarit te rrahurit te plagosurit te vrarit me qellim qe secili te kete deshmi per ate qe ndodhi ate dite dhe te kete deshmi per dhunen e ushtruar ndaj tij nga individe ne komisariate e te tjera me radhe.


Te gjitha keto deshmi duhet te jene te noterizuara dhe te permbushin detyrimet ligjore qe te perdoren si prove. Dosjes do ti bashkengjiten edhe rreth 130 raste te denoncuara nga demonstrues apo familjare te tyre qe ndodhen ne shqyrtim nga juristet socialiste. Per te faktuar kete gje do te merren te gjitha raportet eksperto-ligjore. D. Dedej

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›