Pergjigja institucionale e Presidentit
NgaMENTOR NAZARKO
Me ne fund Presidenti i Republikes foli per 21 janarin me nje gjuhe te dendesuar plot mesazhe. Duke thene kete duket sikur shprehim qe ne fillim njelloj kritike pse ai foli kaq vone apo pse duroi kaq shume sulmet mbi te. Ne nje fare kuptimi Berisha ka pasur te drejte qe zoti Topi mund te fliste dhe gjate protestes por imagjinoni se cdo te ndodhte sikur ai te shprehte kritika dhe per qeverine ne ate mesazh hipotetik gjate kohezhvillimit te protestes. Dhe pasi e degjuam Presidentin me te drejte duhet te themi sa mire qe kryeministri Berisha nuk ka perballe President Berishen apo nje te ngjashem me
Berishen. Do kishim nje fjalim tjeter madje zinxhir fjalimesh te egra te perditshme ne nje debat permanent qe do te cudiste boten.
Pertej kritikave qe mund te kemi pse Presidenti foli kaq vone ne menyre kaq te qarte per ate qe ndodhi dhe po ndodh apo verejtjeve te tjera per sjelljen e tij presidenciale ne duhet te vleresojme qasjen rreptesisht institucionale qe karakterizoi fjalimin e tij publik ne nje kohe kaq te turbullt per vendin. Duhet te vleresojme qasjen e tij rreptesisht pajtuese ndaj paleve ku si kurre me pare ka kritika per ekzekutivin. Megjithate keto kritika jane me nje gjuhe me kuptueshmeri te kufizuar per masat e gjera ai qorton ne menyre te drejtperdrejte dukurite negative dhe jo politikanet bartes te tyre qe e kane fyer dhe ate personalisht. Po cilat jane disa nga risite e fjalimit
Presidenti Bamir Topi ve ne plan te pare te vemendjes se vet institucionale gjakun e derdhur ne 21 janar. Kryeministri Berisha perkundrazi vendos nje puc shteti imagjinar qe nuk i ngjan asfare atij te Egjiptit ku ushtria per shembull bashkohet me protestuesit dhe Mubarak nuk flet per grusht shteti. Me kete logjike ne mesazhin e tij kreu i shtetit rreshton shqetesimet e tij per pasojat e ngjarjes se 21 janarit viktima te plagosur dhune cenim te rendit kushtetues shkaterrim te prones publike e private dhe shkelje te te drejtave te njeriut Edhe radha e pasojave ka mesazh diferencial me kreun e qeverise.
Presidenti Topi kerkon denimin e shkelesve te ligjit dhe ndryshe nga kryeministri ai ka besim tek institucionet pergjegjese sipas Kushtetutes dhe tek bashkepunimi i tyre. Madje Presidenti qartesisht kritikon ata qe bllokojne transparencen dhe bashkepunimin polici-prokurori.
Mesazhi i tij te mos harrojme se padrejtesia diku eshte kercenim per drejtesine gjithkund eshte realisht mesazhi me i forte i fjalimit presidencial. Ne fakt eshte afirmimi kritik i nje fakti te vertete qe po e shohim perdite me sulmet qe kryeministri Berisha po i ben Prokurorise Sherbimit Sekret mediave sulme qe jane presion dhe ndaj gjykatave. Presidenti nuk ka marre disa dite me pare ne mbrojtje Prokurorine institucionet e tjera te varesise se tij por disa dite me vone ngre gishtin e akuzes ndaj sulmeve qe i behen atij institucioni. Ai kerkon respektimin e parimit te ndarjes se pushteteve nje parim kushtetues i cili eshte shkelur me komisionin hetimor te cilin zoti Topi e injoroi plotesisht ne mesazhin e tij.
Pas ketyre verejtjeve te forta ekzekutivit apo politikes ne pergjithesi ne mbrojtje te institucioneve Presidenti ben analize tjeter nga kryeministri per zinxhirin shkakesor te krizes qe kulmoi me ngjarjet e 21 janarit. Ky zinxhir fillon sipas tij ne sallen e Parlamentit qe eshte bere arene betejash dhe skenash politike te padenja. shte kjo krize qe sipas tij ka cuar ne bllokimin e procesit te integrimit dhe ne kete krize ndryshe nga kryeministri ai nuk e sheh te keqen vetem tek opozita. Duke folur per gjuhen e urrejtjes ai i ben thirrje per pergjegjshmeri kryeministrit i cili eshte i vetmi sot qe perdor gjuhe urrejtjeje njekohesisht ndaj kundershtarit politik dhe institucioneve te pavarura kushtetuese. Kjo sepse kreu i opozites maksimumi perdor gjuhe urrejtjeje vetem ndaj kundershtarit politik. Presidenti u kerkon atyre politikaneve qe urrejne te kene parasysh se jane duke mbajtur nje barre te rende sipas Martin Luter Kingut. Me kete citim ai praktikisht shpreh pikepyetje se sa gjate mund ta mbajne barren e urrejtjes.
Ndryshe nga kryeministri Presidenti i cili ka takuar gjithashtu nderkombetaret i perkthen ndryshe mesazhet e takimeve me ta takime qe e shqetesojne shume kryeministrin. Ai thote se te huajt jane befasuar me ngjarjet e 21 janarit d.m.th. ata nuk dinin gje per grushtin e shtetit me thika me helm gjarperinjsh cadra dhe stilolapsa-pistolete. Mbi te gjitha ai le te kuptohet se ata jane te habitur me reagimin e pergjakshem te institucioneve shteterore.
Mesazhet e Presidentit per klasen politike te te dy kraheve qe sot godasin me shume kreun e qeverise duhet te kene qene arsyeja kryesore pse kryeministri e ashpersoi gjuhen ndaj kreut te shtetit para komisionit qesharak hetimor qe ai vete ka ngritur. Mund te duket paradoksale por megjithate kryeministri Berisha do ishte me i lumtur nese perballe tij do kishte nje president te ngjashem me veten. Atij do dinte si ti pergjigjej por kjo gjuhe institucionale qe ai vete kurre se ka njohur apo perdorur me pare vertet e carmatos.