E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Reforma e shëndëtësisë, sfidë për gjithë Amerikën

Obama është shprehur se sfida e miratimit të reformës së shumëdiskutuar do të jetë një betejë e vështirë për të dhe për krahun demokrat në Kongresin amerikan. Në deklaratën e tij para auditorit universitar të “George Mason University”, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vënë në dukje edhe pasojat negative që do të kishte rrëzimi i kësaj reforme.

“Nëse reforma nuk miratohet, atëherë industria e sistemit të sigurimeve do të vazhdojë të jetë e papërgjegjshme ndaj popullit amerikan. Kjo industri do të vijojë që të mohojë problemet e mëdha që kanë amerikanët e thjeshtë. Njerëzit do të jenë viktimat e aktit të mosaprovimit nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve”, u shpreh presidenti Obama.

Pas një viti lufte të ashpër, tashmë pritet që edhe hallka e fundit e sistemit ligjvënës në SHBA të thotë fjalën e saj për miratimin ose jo të reformës së shumëdiskutuar. Anëtarëve të dhomës së Përfaqësuesve në Kongres do të jenë përgjegjës për të aprovuar një paketë ligjore, e cila u mundëson mbulimin e sigurimeve 32 milionë amerikanëve të varfër. Por miratimi i saj do t’i hiqte buxhetit të shtetit amerikan 2,3 miliardë dollarë.

Në fund të fjalës së tij presidenti Obama u shpreh besimplotë për aprovimin e paketës ligjore. “Ne do ta kryejmë këtë mision,” tha ai, duke iu drejtuar audiencës së studentëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›