Kuvendi, konferencë për bashkëpunimin rajonal
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, organizon në Tiranë Konferencën dy ditore me temë “Mbrojtje e Zgjuar – Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes.
Sipas njoftimit per mediat te Kuvendit te Shqiperise behet e ditur se ne konferencë do të marrin pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia. Si dhe Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershboë, ambasadorët e akredituar në Tiranë, ministra shqiptarë, përfaqësues të institucioneve respektive dhe Forcave të Armatosura, aktorë jo-qeveritarë.
Sipas axhendes se planifikuar te punimeve, sot do të përshëndesin konferencën edhe kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli si dhe David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërsa në ditën e dytë të konferencës, ditën e martë, do të përshëndes konferencën, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Në mbyllje të konferencës, pritet një deklaratë e përbashkët dhe një konferencë për mediat.