Tadiç: Jo zgjedhje serbe në Kosovë

Ish=presidenti serb, Boris Tadiç
Pretenduesi edhe për një mandat të presidentit në Serbi, Boris Tadiç, ka theksuar se zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të mbahen, sepse është krijuar një situatë e re në të cilën bashkësia ndërkombëtare insiston në rezolutën 1244, sipas së cilës përgjegjës për organizim zgjedhjesh në Kosovë është UNMIK-u.
Tadiç ka theksuar se problemi i zgjedhjeve në Kosovë ekziston sepse Serbia nuk ka sovranitet të plotë pas vitit 1999 dhe pas miratimit të rezolutës 1244, në të cilën tekstualisht theksohet se UNMIK-u është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë e jo organet përkatëse në Serbi, njofton B92.
“Me Rezolutën 244 mbrojmë pjesën e mbetur të sovranitetit që është i mundur të mbrohet në Kosovë dhe po qe se sillemi në kundërshtim me të, do të shkelnim të drejtën ndërkombëtare dhe do tiu jepnin të drejtë kundërshtarëve, ka thënë Tadiç, lider i Partisë Demokratike.
Ai ka theksuar se UNMIK-u nuk mund të garantojë zgjedhjet në Kosovë dhe se po zhvillohen bisedime delikate me OSBE-në dhe se Serbia nuk ka potenciale të sigurisë për të mbajtur si duhet zgjedhje lokale në Kosovë.
Ato mund të mbahen vetëm në bashkëpunim me bashkën ndërkombëtare, ka thënë Tadiç, duke përsëritur se “edhe Kosova edhe Evropa” është politika e vetme e mundshme e që mund ta zhvillojë Serbia. / Koha.net