E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, konferencë për bashkëpunimin e koordinimin rajonal

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, organizon në Tiranë, Konferencën dy ditore me temë: ' Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes’’.
 

Në konferencë do të marrin pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia. Si dhe Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershboë, ambasadorët e akredituar në Tiranë, ministra shqiptarë, përfaqësues të institucioneve respektive dhe Forcave të Armatosura, aktorë jo-qeveritarë.
 

Gjatë ditës së sotme do të përshëndesin konferencën edhe kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli si dhe David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërsa në ditën e dytë të konferencës, ditën e martë, do të përshëndes konferencën, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Në mbyllje të konferencës, pritet një deklaratë e përbashkët dhe një konferencë për mediat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›