E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të Eliot Engel

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballëa, Kuvendi mbajti sot një minutë heshtje në nderim të ish kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Eliot Engel konsiderohej si një ndër miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, duke qenë se për vite me radhë ai mbështeti çështjen shqiptare, veçanërisht sa i përket situatës së Kosovës dhe sfidave nëpër të cilat kaloi populli shqiptar.

Engel u shfaq në arenën ndërkombëtare si një mbështetës i palëkundur dhe zë i fuqishëm pro shqiptarëve.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›