Kuvendi, mblidhet grupi parlamentar i PS-së

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për qëndrimin që do të mbajë në seancën plenare të së mërkurës.
Një pikë që pritet të diskutohet në mbledhjen e sotme të grupit parlamenatar socialist është edhe për heqjen e imunitetit të deputetëve Ilir Meta dhe Dritan Prifti si dhe për propozimin e mazhorancës për kufizimin e imunitetit për të gjithë deputetët e Kuvendit.
Gjithashtu pritet që grupi socialist të diskutojë edhe për vendimin e Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar për 15 ditë me radhë deputetët socialistë Paulin Stërkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri pas sherrit në seancën e kaluar plenare