E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata politike, PE diskuton sot për Shqipërinë

Kriza politike në Shqipëri pritet të zhvendoset sot në sencën e Parlamentit Europian i cili ka programuar një seancë të posatshme për Shqipërinë.
 

Sipas axhendës së Parlamentit Europian, parashikohet që në orën 21:00 deri në mesnatën e sotme të ketë një sencë debati ku situata politike në Shqipëri është pikë e parë e rendit të ditës.
 

Situata e nxehtë politike, ngjarja e 21 janarit, mungesa e dialogut mes pozitës dhe opozitës, do të jenë edhe temat e prekura nga eurodeputët.
 

Kjo gjendje në Shqipëri ka shqetësuar Bashkimin Europian, duke bërë disa herë thirrje për qetësi dhe ulje të tensioneve politike. Situata në Shqipëri do të diskutohet edhe me çështjen e nxehtë të përgjimeve të qeveritarë në Bullgari.
 

Ndërkohë që burime nga zyra e Komisionit Europian në Shqipëri kanë konfirmuar për “Ora News” se shefja e politikës së jashtme Katherine Ashton pritet të vijë brenda muajit shkurt në Shqipëri ku temë kryesore do të jetë padyshim situata politike dhe rrugët e daljes nga kriza.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›