E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton 6 marrëveshje ndërkombëtare

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës ratifikoi në seancën e sotme plenare gjashtë marrëveshje ndërkombëtare, me më shumë se dy të tretat e votave siç kërkohet, pas një debati të shkurtër të daklarimit të grupeve parlamentare.
Në Kuvendin kosovar 120 anëtarësh, ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare u miratua me më shumë se nga 100 vota (nga 102 deri në 105), dhe njëra – e dyta në rend dite me 92 vota pro, 13 kundër e 1 abstenim.
Marrëveshjet, të cilat u miratuan, ishin: Ratifikimi i Marrëveshjes për financim dhe grante ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore e 11 marsit 2011; Ratifikimi i Marrëveshjes mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe UNCTAD (Agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara për projektin softueri ASYCUDA); Ratifikimi i Marrëveshjes për financimin e projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim; Ratifikimi i Marrëveshjes mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe KfË- Frankfurt am Main dhe Kompanisë së Ujësjellësit Regjional-Prishtina; Ratifikimi i Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukës të Madh të Luksemburgut; Ratifikimi i Marrëveshjes për financimin e projektit për modernizimin e sektorit publik mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim.
Pas një pauze, në rend dite të seancës së sotme të Kuvendit është edhe debati parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›