E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton Ligjin e Dosjeve

Parlamenti miratoi ligjin shume kritikuar te maxhorancen "Per Pastertine e Figures se Zyrtareve".

Projekti mori 74 vota pro, dy kunder dhe nje abstenim, nderkohe qe 57 deputete nuk kane marre pjese ne votim.

Dy prej grupeve parlamentare, socialistet dhe socialdemokratet dolen jashte salles se kuvendit duke refuzuar te votojne per Ligjin e Dosjeve.

Pasi kritikuan ashper kete projekt, socialistet jane te vendosur per te mos marre pjese ne miratimin e asnje ligji derisa ne kuvend te kaloje dekreti i presidentit per Kodin Zgjedhor.

Projekti i maxhorances "Per Pastertine e Figures se Zyrtareve" mori kritika nga zyrtare amerikane, britanike dhe misioni i OSBE-se ne vendin tone.

Gjithsesi kryeministri Berisha u shpreh i vendosur qe ta miratonte kete ligj, pasi dosjet duhen hapur sa me pare per te vene ne vend kete pjese te historise.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›