Itali, dënohet me 18 vite burg emigranti shqiptar
Dënohet me 18 vite burg nga ana Gjykatës së Milanos emigranti shqiptar Saimir Tuda. Tuda akuzohet për marrjen peng të një shqiptari tjetër, pasi ky i fundit nuk i kishte shlyer borxhin e marrë kohë më parë.
MILANO- Gjykata italiane e Milanos ka dhënë 18 vjet heqje lirie për emigrantin shqiptar, Saimir Tuda, i cili në janar të këtij viti mori peng një tjetër shtetas shqiptar pasi ky i fundit nuk i kishte shlyer borxhin e marrë kohë më parë në një çështje trafiku lëndësh narkotike. Gjykatësi Italian Xhuzepe Xhenari dha 18 vjet heqje lirie për emigrantin shqiptar Saimir Tuda dhe tetë vjet burg për të fejuarën e tij Italiane, e cila ishte bashkëpunëtore në këtë vepër kriminale. Pas një operacioni antidrogë të kryer nga Guardia Di Finanza e Firences, në muajin janar të këtij viti, u zbulua se Saimir Tuda së bashku me tre persona të tjerë kishin rrëmbyer një tjetër emigrant shqiptar, ndërsa e mbanin të burgosur në një apartament në Arcore të Milanos. Shuma që emigranti tjetër shqiptar kishte marrë borxh ishte 15 mijë euro. (a.r/news24/balkanweb)