25 persona,dënim kapital në 2008-ën

25 persona është numri i të dënuarve me burgim të përjetshem nga Gjykata e Krimeve të Rënda për këtë vit. Viti 2008-të ka shënuar numrin më të madh të denimeve me burgim të përjetëshem karhasuar me dy vitete e kaluara. Në vitin 2007-të nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë dhënë vetem dy masa më burgim të përjeteshem. Duke e krahasuar nurmin e dënimit kapital që janë dhënë për vitin 2008-të, me vitin e kaluar kemi një rritje prej 23 burgime të përjeteshme më shumë. Personat e dënuar me këtë masë dënimi kanë kryer krime nga më të ndryshmet, duke filluar nga rrëmbimi i personave ose mbajtja peng, vjedhja me armë, vjedhja me pasojë vdekjen, vrasje në rrethana të tjera cilësuese, plagosja e rëndë. Ndër të dënuarit ka edhe të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët kanë falsifikuar dokumente për qëllime të ndryshe dhe letërnjoftime e vula. Duke i ndarë sipas veprave penale që janë kryer, numrin më të madh të dënimit me burgim të përjeteshme e zënë personat që akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, ndaj deputetëve , avokatëve , policëve, nënpunësit publik gjatë detyrës ose për shkak të saj. Vendin e dytë e zënë personat të akuzuar për krijim dhe drejtim të organizatave kriminale. Për pjesën e parë të këtij viti të gjitha vendimet e dhëna nga Krimet e Rënda janë ankimuar në shkallën e dytë dhe në atë të tretë. Ndër personat të dënuar me burgim të përjetshëm janë Drita Vila nga grupi i Lushnjës, vrasësit e Behar Kastratit, te cilet janë vellezërit Rexha. Altin Arapi dhe Orik Shyti, dy pjesëtarët e grupit "Hakmarrja për drejtësi". Viti 2008 po mbyllet me nje numër rekord të dënimeve me burgim të përjetshëm.