E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton buxhetin e 2010, opozita kundër

71 deputetë i thanë po buxhetit të ndryshuar në gjysmën e vitit, për shkak se qeveria vendosi të shkurtonte shpenzimet e saj për të përballuar më me lehtësi krizën ekonomike.

Opozita e kundërshtoi ashpër buxhetin në fjalë, duke nënvizuar se ekonomia reale është në krizë, ndërsa buxheti i ri sipas saj nuk është tjetër vetëm se vijimësi e krizës ekonomike.

Megjithatë, kreu i financave Ridvan Bode, ka deklaruar se qëndrimi i opozitës nuk është realist, teksa ka theksuar se buxheti i këtij viti ka nivelin më të lartë prej 27.2% të GDP-së si të ardhura në buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›