Athinë, jehonë vrasja e gazetarit të njohur, Giolias
Gazetari 37-vjeçar Socratis Giolias, drejtor i radios “Thema 9,89”, ishte i vetmi gazetar që zbulonte ryshfetet në politikën greke, dhe një nga njerëzit më luftarak të medias.
Opinioni vendas është shokuar nga vrasja mafioze dje në mëngjes rreth orës 5.25 minuta. Ngjarja nisi kur një i pa njohur i ka rënë ziles së apartamentit të tij, duke i thënë se dikush po i vjedh makinën. Por sa ka hapur derën është goditur me breshëri.
Vrasësit janë larguar me një makinë të vjedhur disa ditë më parë dhe më pas i kanë vënë zjarrin për të humbur gjurmët. Ai kishte hapur një faqe interneti (troktiko.blogspot.com) ku publikonte lajmet e tija. Ndërsa dje kishte programuar që të publikonte të reja lidhur me korrupsionin dhe skandalet.
Ai kishte filluar rrugën e gazetarisë në moshën 19 vjeçare në emisionet speciale të gazetarit tjetër të njohur Makis Trianafilopulos, por para një viti ishte emëruar drejtor ne radion Thema 98.9. Ishte i martuar dhe baba i një fëmijë dy muajsh.
Vrasje mafioze
Policia bën fjalë për një vrasje mafioze të një metode vrasje profesionale. Sipas policisë, arma me të cilën është qëlluar gazetari është përdorur edhe në vrasjet e tjera mafioze dhe për këtë vrasje mendohet se është bërë nga grupi terrorist “Epanastasi Esta”. Kjo organizatë u duk për te parën herë pas ngjarjeve të rënda të dhjetorit 2008, menjëherë pas vrasjes se 15 vjeçarit Grigoriopulos nga polici Korkonia.
Vrasja e parë e këtij lloji
Kështu e kanë cilësuar autoritetet vendase dhe kolegët e viktimës vrasjen e djeshme, një vrasje që është bërë me pagesë për llogari të tjetërkujt. Me këtë vrasje është synuar të ndalohen përfundimisht publikimi i skandaleve të mëtejshme. Edhe pse viktima ishte paralajmëruar disa herë mbi jetën e tij , ai kur nuk kishte kërkuar mbështetje nga policia vendase. Ishte një gazetar ndryshe nga të tjerët, një gazetar që nuk transmetonte lajme, por zbulonte korrupsione.
Vrasja bën xhiron e botës
Që në minutat e para mediat e huaja e kane trajtuar këtë vrasje. Pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare kanë shkruar mbi ngjarjen, duke e cilësuar si një sulm mbi gazetarinë. Për ngjarjen ka reaguar edhe politika vendasve. Vrasjen e kanë dënuar drejtuesit më të lartë të qeverisë, duke nënvizuar se vrasje të tilla nuk mund të trembin demokracinë greke. Gjithashtu kanë reaguar edhe shoqatat e gazetarëve në Greqi. /Shpetim Zinxhiria/Athinë/