Kuvendi miraton buxhetin për 2010-ën

Kuvendi ka miratuar pasditen e sotme projektbuxhetin për vitin 2010. Dokumenti më i rëndësishëm i financave publike është miratuar me 75 vota pro nga deputetët e maxhorancës në mungesë të opozitës pasi kjo e fundit vazhdon të bojkotojë Parlamentin deri në plotësimin e kërkesave të saj.
Kryeministri Berisha e ka konsideruar këtë buxhet si historik dhe një buxhet personal të familjeve shqiptare. Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar më parë se buxheti do të garantojë rritje të lartë ekonomike, inflacion të ulët, investime të shumta dhe rritje të pagave dhe pensioneve.