E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton emërimin e Adea Pirdenit ministre të Administratës Publike

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Adea Pirdenit në detyrën e ministres së Administratës Publike.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi sot projektvendimin që i referohet dekretit nr. 522, datë 19 tetor 2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për emërimin e ministrit në këtë detyrë.

Peleshi tha se “për miratimin e aktit kërkohej shumicë absolute e votave të Kuvendit”.

Me 76 pro, zero abstenim dhe zero kundër, projektvendimi u miratua në seancën e sotme plenare.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›