E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirdeni: Respekti për ligjin dhe institucionet nuk përjashton të drejtën për të kundërshtuar

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi sot rëndësinë e dialogut, respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë e përbashkët në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në mesazhin ndarë nga ministrja Pirdeni, theksohet se e drejta për të kundërshtuar dhe respekti për ligjin e institucionet duhet të bashkëjetojnë.

“E drejta për të kundërshtuar dhe respekti për ligjin e institucionet nuk mundet kurrsesi të përjashtojnë njëra-tjetrën”, theksoi Pirdeni.

Pirdeni nënvizoi se, në këtë etapë të procesit të integrimit evropian, Shqipëria ka nevojë për gatishmërinë e qytetarëve për të dëgjuar njëri-tjetrin.

“Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne, për gatishmërinë tonë për të dëgjuar njëri-tjetrin, për kurajën për të dialoguar dhe për përgjegjësinë e përbashkët për të çuar përpara vendin që duam t’u lëmë brezave aktualë dhe atyre që do të vijnë”, u shpreh Pirdeni.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›