Kuvendi miraton heqjen e TVSH-së për arsimin

Parlamenti kamiratuar në seancën e sotme plenare heqjen e TVSH-së për arsimin privat.
Kështu që nga data 1 tetor 2010 asnjë subjekt parauniversitar dhe universitar nuk do të ketë tatim mbi vlerën e shtuar.
Institucionet e arsimit të lartë privat në vendin tonë i kanë drejtuar sa herë thirrje kryeministrit Berisha të mbajë premtimin që u kishte dhënë për heqjen e TVSH-së që në vitin 2009.