E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak-Topallit: Mbështetje Shqipërisë në proceset integruese

Ministri i Punëve të Jashtme, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Sllovakia do të mbështetesë Shqipërinë në përshpejtimin e proceseve integruese në Bashkimin Europian. Në takimin që Ministri i Jashtëm sllovak Lajçak pati me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli ai u shpreh se progresi që ka bërë Shqipëria është mbresëlënës.
"Në këtë kontekst Sllovakia e konsideron të rëndësishëm intensifikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me Shqipërinë, me një tregues konkret të vizitës sime përurimi i ambasadës sllovake në Tiranë" theksoi Lajçak. Gjithashtu, ai vlerëoi Shqipërinë, si faktor konstruktiv në rajon.
Ministri sllovak u shpreh mjaft i impresionuar nga ecuria dinamike, në plotësimin e pyetsorit nga autoritetet shqiptare.
Duke u ndalur në bojkotin e opozitës në Parlament, Ministri Sllovak vuri në dukje se vota demokratike ka krijuar institucionin e OSBE/ODHIR si vlerësues të zgjedhjeve, si gjykim përfundimtar, sipas të cilit zgjedhjet e fundit në Shqipëri përmbushën standardet e kërkuara.
Zoti Lajcak ftoi Kryetaren e Kuvendit për të vizituar Sllovakinë, ndërkohë që zonja Topalli i kërkoi zotit Lajçak t'i përcjellë nga ana e saj të njëjtën ftesë homologut të saj sllovak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›