E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton kufizimin e imunitetit, bie nisma e PS për ndryshime të tjera kushtetuese

Kryeministri Sali Berisha nuk mori pjesë në votimin e heqjes së imunitetit, edhe pse e ka quajtur atë një betejë shumëvjeçare të tijën

Ashtu siç edhe pritej, pas një seance maratonë, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Kushtetutë, duke mundësuar kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë. Kuvendi i miratoi këto ndryshime me 130 vota pro.

Ndërkohë Kuvendi ka rrëzuar nismën e PS për të tjera ndryshime kushtetuese, ku përfshihej zgjedhja me 2/3 e drejtuesve të institucioneve kushtetuese të drejtësisë. Nisma e PS mori 60 vota pro, 63 vota kundër dhe 6 abstenime.

Kuvendi ka miratuar me unanimitet edhe ndryshimet në ligjin për kontrollin e pasurive. Po ashtu me unanimitet është miratuar dhe një akt normativ i qeverisë, që synon të mos lejojë prerjen dhe tregtimin e mishit jashtë kritereve shëndetësore. Nisma u ndërmor pas denoncimeve se mishi në Shqipëri pritet buzë rrugëve kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›