E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca, Ruçi- Berisha shkëmbim akuzash për vrasjen e Konomit e Tahirit

Pas deklaratave të forta të Kryeministrit Berisha, ku u shpreh dyshues rreth angazhimit të PS për pavarësi të institucioneve, ka replikuar dhe kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi. Gjatë fjalës së tij Ruçi akuzoi Kryeministrin për uzurpim të sistemit të drejtësisë dhe se paketa e tyre synon ta çlirojë këtë sistem nga politika.

Ruci gjithashtu akuzoi mazhorancën për lidhje me Ilir Xhakjan, vrasësi i cili pak ditë më parë në Shijak, ekzekutoi Komisarin e Policisë, ku sipas tij Xhakja është shfrytëzuar për të mbledhur vota nga mazhoranca në kohë fushate.

“Ilir Xhakja, që deri dje e përdorje për të mbushur shportën elektorale, sot mundohesh t`ia faturosh opozitës. Më kot mundohesh. Ai guxoi ngriti dorë në mes të ditës ndaj uniformës së shtetit sepse ju e mbrojtët”, tha Ruçi.
 

Në kundërreplikë me të, Kryeministri i vendit u kundërpërgjigj ndaj akuzave të Rucit, duke sjellë në vëmendje se per vrasjen makabre të gjyqtarit Konomi, i akuzuar kryesor figuron “Topi juaj në rrjetë”.
 

“Është e vërtetë që konsensusi që arritëm për zgjedhjen e Presidentit, ja dolëm t`i shmangim vendit një krizë.Po cpo ndodh tani një hap para, tre mbrapa. Ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme atentati ndaj zotit.Konomi, i akuzuari kryesor ishte Topi juaj në rrjetë. Nuk kam asnjë fakt, por ai u përfol si një nga njërëzit që donte të grabiste tokat në atë zonë dhe e pat shumë të vështirë kur shkoi në familje. Komisari që u vra, u vra nga një njeri që ishte liruar nga nje gjykatës”deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›