E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me 118 vota pro marreveshjen per projektin TAP

Kuvendi ka miratuar me 118 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen trepalëshe për projektin TAP. N ë marrëveshje, tre shtetet shprehin mbështetjen e tyre politike për projektin e gazsjellësit TAP dhe detajojnë gjithashtu edhe detyrimet e secilit shtet kundrejt projektit.
Për ministrin e Ekonomisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, impakti i këtij gazësjellësi do të jetë i jashtëzakonshëm në ekonominë vendase.  Zbatimi i këtij projekti do të shndërrojë Shqipërinë në një pikë të rëndësishme lidhëse mes rajonit dhe vendeve të Bashkimit Eropian. Furzinimi i Europës me gazin e Azerbajxhanit vë përballë projektin TAP, me një gjatësi prej 800 kilometrash, dhe NABUCO, i cili kushon disa herë më shumë dhe mbi 500 kilometra më të gjatë.
Në këtë seancë Kryeparlamentarja kërkoi që po në këtë frymë konsensusi të votohen dhe tre ligjet që qëndrojnë në pritje për votën e ligjvënësve shqiptarë, votimi i të cilave do të sillte dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. 
Ndalur në një moment të tillë, Topalli rikujtoi se prej një muaji në Kuvend ndodhet një letër e intelektualëve drejtuar Ramës për 3 ligjet.  Madje, sipas saj, në këtë peticion është dhe emri i Evis Kushit si firmëtare. pjesë e letrës  “Evis Kushi, e cila u prezantua nga Rama si kandidate për deputete, është kundër tij për 3 ligjet. Evis Kushi kërkon votimin e 3 ligjeve nga Rama. Vetëm kryesocialisti nuk e do integrimin e vendit”, u shpreh Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›