Rama ne Devoll e Pojan Rilindja fillon nga toka
Me një pemë simbolike në duar, kryesocialisti Rama është përpjekur t’u shpjegoje të rinjve të Devollit dhe Pojanit, se nga toka e gjyshërve mund të nxirret mirëqënia.
Rama u premtoi fermerëve se do të angazhohet personalisht që produktet e tyre të mos kalben në kërkim të tregut.
Gjatë dy takimeve në Devoll e Pojan, Rama theksoi se beteja e 23 qershorit për të dalë nga kushtet e mbijetesës kërkon angazhimin e të gjithëve dhe puna kryesore duhet të bëhet shtëpi më shtëpi.