E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardjan Prrenjasi nen hetim edhe per zhdukjen e ACares ne 2004

Në kohën kur në landfillind e Sharrës po vazhdojnë kërkimet për trupin e 11 vjeçarit Julian Çela, prokuroria po punon për zbardhjen e të kaluarës së pedofilit Ardjan Prrenjasi.
Grupi hetimor i prokurorisë së Tiranës është i bindur se dy rastet e fundit të pranuara edhe nga vet pedofili, mund të mos jenë të vetmet që ai ka abuzuar me të miturit. Bazuar në këto dyshime, prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në qytetet e tjera përveç Tiranës.
Prrenjasi po hetohet edhe për rastin e zhdukjes së të miturit në qytetin e Elbasanit.
Hetimet janë përqendruar më shumë tek zhdukja e 7 korrikut 2004, kur I mituri 9 vjeçar Artur Carja ka humbur pa gjurmë nga markata e qytetit të Elbasnait.
I pyetur nga grupi hetimor për këtë rast, Prrenjasi ka pranuar se në markaton e Elbasanit ka qenë vetëm njëherë në jetën e tij, kur ka transportuar miell drejt Tiranës. Por nuk ka qenë në gjendje të specifikojë vitin dhe kohën kur ka ndodhur kjo.
Për të provuar këto lëvizje dhe të tjera si këto, prokuroria ka marr në pyetje gjatë paraditës së hënë familjarët e Ardjan Prrenjasit. Ata janë pyetur për marrëdhëniet me 45-vjeçarin, kontaktet me atë dhe takimet ndër vite. Pritet që pas marrjes së deklarimeve të familjarëve, prokuroria të nxjerr një konkluzion në lidhje me lëvizjen e Prrenjasit nga Tiranë në Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›