E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ne jemi per reforma te verteta punesim

Kryetari i LSI Ilir Meta në konferencën e të zgjedhurve vendorë duke vlerësuar punën e disa prej të zgjedhurve vendorë e ka vënë theksin tek decentralizimi i pushtetit vendor dhe kërkoi prej tyre që të nxisin punësimin.

“Ne jemi për reformat ë vërteta dhe jo për reforma në letra. Kur unë kam bërë reformën e decentralizimit e kam bërë me bindje të plotë por pas 12 vjetësh shohim që kjo reformë po bllokohet dhe këtë e kanë përjetuar më tepër kryetarët e bashkive dhe komunave që janë në vështirësi për të realizuar edhe shërbime më jetike dhe më esenciale për komunitetin. LSI-ja nëpërmjet edhe dy ministrave të cilët ndodhen në qeveri duhet të mbështesë më fort ecurinë e decentralizimit të pushtetit vendor”- tha Meta.

Përsa i përket punësimit Meta tha se është një çështje që i takon edhe të zgjedhurve vendorë, duke mbështetur investitorët, të cilët bëjnë të mundur edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë fjalës së tij Meta ngriti shqetësimin për gjendjen e rrugës Lushnjë-Berat e cila ka ndikuar edhe në uljen e numrit të turistëve në qytetin muze.

Në këtë qytet ka rënë numri i vizitorëve, në një kohë që në të gjithë vendin është rritur. Në rast se ecet me idenë se në Berat i kemi dy deputetë të sigurt ndaj edhe nëse s’bëjmë investine ka pak rëndësi, unë mendoj që ky është diskriminim, dhe ne jemi kundër diskriminimit”, vijoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›