Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri mes tensioneve dhe debateve

Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri, të cilat u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.
Seanca e jashtëzakonshme është shoqëruar me debate dhe tensione, teksa Lindita Nikolla ka poërjashtuar Gazment Bardhin.
Kështu, Bleddi Çuçi zëvendëson Ermonela Felajn si nënkryetare e Kuvendit, teksa Niko Peleshi do të zëvendësojë Çuçin si kryetar i grupit të PS.
Taulant Balla do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Balla do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha si ministër i Brendshëm.
Në ministrinë e Financave Petrit Malaj zëvendëson Ervin Meten, teksa Pirro Vëngu zëvendëson Niko Peleshin si ministër i Mbrojtjes. /vizionplus.tv