Rekursi/ Konflikti Berisha- Basha për vulën e PD-së mbërrin në Gjykatën e Lartë

Konflikti 3 vjeçar në PD për vulën mbërrin në dyert e Gjykatës së Lartë. Kjo gjykatë ka marrë të hënën në dorëzim rekursin e dorëzuar nga Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i cili kërkon të njihet ai si Kryetari i Partisë Demokratike.
Basha dhe grupimi i tij, kërkon rrëzimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit, e cila në 11 qershor 2024, vendosi të njoh Sali Berishën, si drejtues të Partisë Demokratike, duke i dhënë vulën e logon e Partisë Demokratike. Sipas Bashës, vendimi i Gjykatës së Apelit ishte i padrejtë.
Gjykata e Apelit njoftoi sot se “më datë 23.07.2024, është paraqitur rekurs nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, avokati Indrit Sefa, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nr. 723, datë 11.06.2024. Pas kryerjes së veprimeve administrative (komunikimit te rekursit), sot më datë 29.07.2024, dosja u dërgua për shqyrtim rekursi në Gjykatën e Lartë”.
Betja ligjore mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryetarit të PD, për drejtimin e Partisë Demokratike vijon tashmë prej dhjetorit të vitit 2021. Secila nga palët pretendon ligjshmërinë e drejtimit të PD-së.
/rtsh.al/