E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Berisha- Rama ortakë kundër barazisë para ligjit

Kreu i demokratëve euro-atlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi të hënën një takim më strktura të kësaj partie. Në këtë takim Basha ka akuzuar sërish Berishën dhe Ramën për marrëveshje, lidhur me Kodin e ri Zgjedhor, që hapi listat vetëm për 2/3 e kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, lufta e Ramës dhe e Berishës është kundër barazisë para ligjit, pasi ata sillen si padronë të parlamentit.

“Gjurmët e marrëveshjes janë kudo. Është gënjeshtër e Berishës se i donim më të hapura listat, por PS i mbylli. Gjiknuri i Ramës tha se listat janë 100% të hapura, por frika i bëri që të mendojnë si kamikazë, rojtarë dhe jo që të lenë qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.”, tha Basha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›